Laçi në Podgoricë, ka optimizëm

Zv/ Presidenti Kleo Laska: Jemi akomoduar dhe stërvitur mirë, presim rezultat pozitiv.

Nesër në 20:30 në ‘Ljeshkopolje’ impiantin e Podgoricës, skuadra e Shpëtim Duros do të jetë e para skuadër e Kategorisë Superiore e cila do hapë takimet zyrtare të Conference League.

Belgu Bram Van Drieshe do të jetë gjyqtari kryesor i takimit Podgorica- Laçi në të vajtjes në vendin fqinj të Malit të Zi.

Sakaq sipas burimëve nga klubi kurbinas, skuadra shqiptare e presidentit Pashk Laska, ka mbërritur paraditen e sotme në Podgoricë dhe në mbërmje ka kryer edhe një seancë të lehtë përgatitore.

Për Duron nuk do të jenë të gatshëm Van Dejv Harmon i cili ka probleme me dokumentacionin e kthimit (parregullësi nga vetë futbollisti) si dhe të mesfushorit kryesor Ardit Deliu. (Kavajasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Hapoel Ber Sheva verën e kaluar teksa bardhezinjtë po udhëhiqin 1-0).

Pjesa tjetër gati. Lista Laçi:

Portierë: Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Renato Malota, Aleksandar Ignjatoviç, Bashkim Velija

Mesfushë: Regi Lushkja, Julian Shehu, Klinti Qato, Ardit Deliu, Lukas Ramos, Iljasa Zulfiu, Arbër Deliu, Arbër Bytyqi

Sulmues: Saliou Guindo, Mentor Mazrekaj, Dejan Zarubica, Fatmir Prengaj, Renato Ziko. Tr: Shpëtim Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!