Skuadrat e Superiores në Europë, Partizani njofton për…bileta

Pas Laçit i cili hap të martën (20:30 në Podgoricë me vendasit) takimet zyrtare për skuadrat e Kategorisë Superiore në kontinent, Teuta pason të mërkurën në ‘Niko Dovana’ me Sherif Tiraspol.

Nga ana tjetër të enjten Vllazina ndeshet me Shiroki Brijeg jashtë ndërsa Partizani do ta luajë në ‘Elbasan Arena’ ndeshjen e parë të Conference League kundër Sfintul Gheorghe të Moldavisë ( 20:00).

Për këtë takim klubi i kuq ka dalë sot me njoftim në lidhje me biletat, pasi në stadium do të lejohen tifozët në numër të reduktuar.

Partizani njofton:

Për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Biletat në tribunat qendrore A1, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Biletat në tribunat përballë C3, D, E, F, G1, do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e martë e në vazhdim, ora 10:00 deri 20:00, pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu nga dita e mërkurë biletat mund t’i gjeni nga ora 10:00 deri 20:00 edhe pranë pikës së shitjes në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan.

Në këtë takim prezenca e publikut do të lejohet vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit. Sipas protokolleve të UEFA-s tifozët duhet të respektojnë masat anti COVID-19:

Tifozët nuk duhet të hyjnë në stadium të organizuar dhe duhet të respektojnë distancën sociale brenda dhe jashtë ambienteve të stadiumit.

Tifozët duhet të respektojnë distancën sociale që në hyrje të stadiumit, duke mbajtur masken, si dhe të bëjnë dezinfektimin e duarve.

Gjatë qëndrimit në tribuna tifozët duhet të përdorin ulëset sipas numrit të biletës që disponojnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!