Spanja ‘sot’, në mbrëmje Portugali-Francë “finale” luksi
Do të luhen sot në dy fasho oraresh takimet e fundit në Grupet E dhe F. Në 18:00 në Shën Petersburg Suedia pret Poloninë (gjykon Majkell Oliver, Angli) ndërsa në Sevilje, Bjorn Kupers nga Holanda do vendosë drejtësi mes Sllovakisë dhe Spanjës në një duel që për Furitë e Kuqe rezultati i vetëm për të vijaur më tej, mbetet fitorja.
Në 21:00 dy ndeshjet e fundit të fazës në grupe i pëkasin pikërisht atij që është konsideruar si grup ‘ferri’. Për një biletë nga Grupi F ndeshën në Hungari, Portugali- Francë. Antonio Mateu Lahoz nga Spanja drejton finalen e parakohëshme në ‘Pushkash Arena’ të Budapestit.
Në Mynih, përballja Gjermani- Hungari po në 21:00 aty ku do të drejtojë rusi Sergei Karasev. Në letër gjermanët e Joakim Lëv faoritë.
Ndeshjet sot:
Grupi E, ora 18:00:
Suedi- Poloni (Shën Petersburg)
Sllovaki- Spanjë (Sevilje)
Grupi F, ora 21:00
Gjermani-Hungari (Mynih)
Portugali- Francë (Pushkash Arena)