Kombëtare të favorizuara dhe me valixhe në duar…

‘Euro 2020’ është futur në fazë të rëndësishme drejt objektivavë të 24 skuadrave pjesëmarrëse. Por nëse në start vemendja ishte te mënyra e prezantimit të kombëtareve në fushë, me kalimin e ditëve u kuptua se përzgjedhja e UEFA-s për ti luajtur ndeshjet e fazës në Grupe në 11 qytete europiane, nuk ishte ndër më të mirat.

Ndërkaq, pati ankesa nga eksponentë e shtete të caktuara duke aluduar për favorizime të përfaqësuesëve si Gjermani, Italia, Holanda, Spanja, Anglia teksa luajtën në shtëpi. E kundërta ngjau me përfaqësuese të tjera të cilat u desh të fluturonin mijëra kilometra për të luajtur në ndeshje futbolli të këtij niveli.

Situata duket e njëjtë dhe në takimet e fundit në grupe. Një formulë ‘Euro 2020’ ecila përtej globalizimit kontinental duket jo dhe aq efikase. Pa folur më pas për rregullat sanitaro- protokollare. Me impiante me kapacitete të plota rasti (Pushkash Arena) dhe të tjerë deri në 20-30 %.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!