Dembele merr biletë ‘kthimi’
Ekzaminimet pas tërheqjes muskulore të sulmuesit e mbajnë larg fushave për tri javë
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Europiani për sulmuesin e Francës Osman Dembele mund të quhet i mbyllur. Nga kampi transalpin deklarohet se lojtari i Barcelonës në La Liga pas dëmtimit të pësuar me Hungarinë do duhet të qëndrojë jashtë fushave së paku për 3 javë.
Pas performancës jo dhe aq të mirë të Benzemasë deri tani,minutave të reduktuar të Zhiru kjo e Dembelesë duket më serioze se kurrë.
Aq më tepër kur tani vjen momenti me eliminim direkt. Pavarësisht pranisë së Mbape e të tjerëve, lojtari prish jo pak planet e Deshamps.