Spanja nuk “ndez”

Grupi E: Spanjë- Poloni 1-1 (Morata 25′, Levandovski 54′)

Të rinovosh Spanjën në një kompeticion aq madhor si ‘Euro 2020’, duket një ide e gabuar e Federatës dhe trajnerit të Furive të Kuqe, Luis Enrike. Pa asnjë futbollist të Realit por dhe pa disa nga ata që meritonin një ftesë, Spanja aktuale nuk bind dhe aq.

Nëse ndaj Suedisë në ndeshjen e parë barazmi dhe mund të qëndronte, sot po në Sevilje, Spanja nuk shkon me shumë se barzimi me gola me Poloninë për takimin e dytë të Grupit E.

Shënoi një gol por Morata vijon të ecë në drejtimin e gabuar duke humbur raste të shumtë. Vendasit humbën dhe një penallti me Zherard Morenon. E radhës me Sllovakinë. Në anën tjetër Levandovski barazoi shifrat për polakët që kanë të drejtë të besojnë për të dalë nga grupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!