Lukaku përbindësh, dy gola Rusisë

Belgjikë- Rusi 3-0 Lukaku 10′, 88′, Munie 34′

Në Shën Petersburg, Belgjika me një super Lukaku në krye të një ansambli perfekt tërheq skuadrën drejt triumfit në Grupin B.Ekipi i Martinez ka mundur me rezultatin 3-0 Rusinë e cila ndryshe nga Botërori 2018, u prezantua dobët.

Belgjikës së vendit të parë në rang listën e FIFA-s, iu deshën vetëm 10 minuta për të kaluar në avantazh me Lukakun. Dëmtimi i Kastanj bëri që në fushë të hidhej Munie dhe ky i fundit ishte ai i cili dyfishoi shifrat pas një topi të kthyer nga Shunin kur luhej e 34-ta.

Në pjesën e dytë Rusia u përpoq të reagonte, por në fund ishte përsëri Belgjika me sulmuesin e Interit Lukaku duke shënuar golin e 3-0.

Danimarkë-Finlandë 0-1 Pohjanpalo 60′

Përpos situatës dhe ndërprejes së lojën në Kopenhagë për shkak të situatës së rënduar të Eriksen, një gol në të 60-ën i ka mjaftuar Finlandës të sigurojë fitoren e parë historike në këtë turne. Goli i Pohjanpalo pas një gabimi të gjithë prapavijës siguroi finlandezëve një start të mbarë të Europianit. Në fund danezët humben një penallti duke sfumuar rastin e artë për të mos dalë pa pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!