Ronaldo dhe Bruno Fernandesh sinjale rivalëve…

Miqësore: Portugali- Izrael 4-0

Ndonëse Franca konsiderohet favorite e madhe e ‘Euro 2020’, Portugalia e Ronaldos, Fernandesh, Feliks etj, duket se nuk do të zbresë lehtë nga froni.

Ndeshja e fundit miqësore, përpara se të startojë ‘Euro 2020’, shkoi më së miri për kampionët në fuqi të Europës, Portugalinë. Kristiano Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës së Santos, mundën thjesht Izraelin me një rezultat të pastër 4-0.

Edhe ylli i Juventusit Ronaldo shënon me tëmajtën pas një asisti nga Bruno Fernandesh. Ky i fundit ishte protagonist i madh i mbrëmjes ndërsa pritet që të listohet edhe te yjet e Europianit që starton pas dy ditësh me Turqi- Itali në Olimpico të Romës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!