Mehmeti: I lumtur që jam te U21 Kuqezi

Futbollisti i U21 Kuqezi Anis Mehmeti, aktivizohet me skuadrën e Wycombe në Angli.Ai u shfaq sot në krah të Ismailgecit në konferencën për shtyp nga komplekti Tropikal, ku Shqipëria U21 është e grumbulluar duke folur lidhur me atë që ky grup lojtarësh ka dhe synimet personale.

Ftesa nga Kombëtarja – Ndihem shumë mirë që jam këtu, edhe skuadra më ka pritur mirë. Kur kam marrë ftesën që do të jem pjesë e Kombëtares U-21 kam qenë shumë krenar, që do të luaja për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj Kombëtareje dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë. Tani shpresojmë fitore ndaj Andorrës.

Pozicioni në fushë – Kam diskutuar me profesor Bushin dhe do të luaj ose pas sulmuesit ose do të jem numri 8 (në gjuhë futbolli). Unë jam gati të luaj aty ku të më thotë profesori.

Objektivi personal – Objektivi këtë vit është të luaj çdo ndeshje në formacion dhe po shikojmë çfarë ndodh edhe me klubet e tjera, por jam konsultuar dhe për tani është Wycombe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!