Ismailgeci: Duam vendin e dytë

Mbrojtësi kuqezi, Marsel Ismailgeci, foli sot në konferencën për shtyp nga grumbullimi me Shqipërinë U21 në Tropikal, teksa tha se Shqipëria pretendon vendin e dytë.

Futbollisti i Tiranës më tej shtoi se shpreson që këtë verë të mund të transferohet në një kampionat më të fortë në Europë.

Objektivat e skuadrës– Me grupin që kemi, janë edhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe do të përshtaten me grupin dhe mendoj se do të dalim të dytët.

Grupi aktual – Grupi pak a shumë është i njëjtë, përveç disa lojtarëve që kamë ardhur të rinj dhe besoj se do bëjmë mirë.

Andorra? – Që kur ka filluar grumbullimi, ne kemi qenë të gjithë të përqendruar dhe me një qëllim, që të shkojmë në Andorra dhe të marrim tre pikët.

Eksperienca tek ekipi A – Ka shërbyer, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë atje dhe besoj që me stërvitjet dhe ritmin që kisha te Kombëtarja A, do vazhdoj edhe tek U-21.

Objektivat personalë – Synimi është për të lëvizur jashtë, për të gjetur një ekip sa më të mirë jashtë, por edhe nëse nuk ndodh një transferim, unë jam tek ekipi më i mirë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!