Doda Kuqezi, Palermo vlerëson ftesën për mbrojtësin shqiptar

Klubi i Palermos i bën jehonë grumbullimit të Dodës me Kombëtaren kuqezi deri në 21 vjeç.

Ka ditë që për ndeshjet e U21 Kuqezi ndaj Andorrës dhe Bullgarisë, Alban Bushi me të tijtë po punon sistematikisht te ‘Tropikal Resort’ në Durrës.

Trajneri ndryshe nga e shkuara i ka dhënë shumë hapësira futbollistëve vendas teksa në publikimin e listës u konstatuan 7 lojtarë nga kampionati vendas.

Megjithatë një histori e veçantë duket edhe ajo e futbollistit të Palermos në Itali, Masimiliano Doda. Mbrojtësi 20 vjeçar i lindur në Rreshën pas emigrimit me familjen drejt brigjeve Apenine (kur ishte vetëm 7 vjeç), nisi të stervitej me moshat në Xhenova.

Kur Doda mbushi 10 vjeç, skautët e Sampdorias e pikasën duke i afruar bashkëpunimin me skuadrën e Sampdorias për U13-të. Më pas mbrojtësi shtatlartë (180 m) shkëlqeu me U15, U19 madje duke marrë edhe shiritin e kapitenit te kjo skuadër.

Ndërkaq ecuria fantastike ka bërë që drejt lojtarit shqiptar të vëshojnë ofertat dhe Palermo A, e ka përfshirë në ‘Rozë’ që nga 2018-ta.

Interesant fakti që Doda vjen nga një familje me traditë në futboll pasi babai i tij (Aleksandri) ka provuar të luajë me shpresat e Partizanit gjtë vitëve 90, ndërsa xhaxhai Gjergj Doda rezulton ndër pikat më të forta të Kukësit të vitëve 80-90. Pa folur këtu për vëllain e Masimilanos , Armelon i cili vijon te Sampdoria me U19-të. Edhe ky i grumbulluar në të shkuarën te U16 dhe U17 Kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!