Efes kampione e Europës në basketboll

Final Four: Barcelona- Efes Anadolu 81-86

Efes Anadolu e Stambollit fiton Euroligën në basketboll për meshkuj. Në finalen e luajtur në Këln të Gjermanisë skuadra turke e trajnerit Ataman u imponua 86-81 ndaj Barcelonës duke arritur për herë të parë titullin e kampionit të Europës.

Fillimisht Barcelona dominoi dhe udhëhoqi në periodën e parë. E dyta e gjitha për turqit të cilët kaluan përpara dhe udhëhoqën deri në fund të ndeshjes kur dhe ra gongu i periodës së 4-t.

Shejn Larkin 21 pikë dhe Vasilie Miçiç 25, dy lojtarë e klasit të lartë tërhoqën drejt titullit historik formacionin e Efes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!