Nuabueze me uniformë të re

Kuala e vendit të 6 me 13 ndeshje të luajtura në kampionatin malajzez e prezantoi sot në rrjete.

Kuala Lumpur në Malajzi ka zyrtarizuar Kirian Nuabueze. Sulmuesi nigeriano- amerikan ndërsa bëri histori me Laçin në Superiore (dy sezone) teksa në të parin arriti te 24 golat vetëm në kampionat duke fituar trofeun e “Këpucës së Artë” gjën rehati në Malajzi.

Nuabueze shënoi 7 gola përgjatë 2020-21 por qëndërsulmuesi arriti të kuptojë se pista shqiptare nuk është ndër më të mirat për të vijuar karierën. E pati deklaruar shpesh kur shprehej mes miqsh se ndaj tij luanin ashpër dhe në ndonjë rast i flisnin në gjuhë të “huaj”.

Pezullimi i tepruar që ju bë në sfidën me Bylis por dhe një karton tjetër inekzistent dhënë nga Eldorian Hamiti gjatë Kastrioti- Laçi (0-0 24.04,2021) e mërziten tej mase sulmuesin.
Sakaq, pasi ka marrë dokumentacionin nga bardhezinjtë, Nuabueze gati të nisë aventurën malajzeze. Aty ku “golat vijnë nga të gjitha anët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!