De Bryne rrezikon europianin

Mesfushori belg i Sitit, Kevin De Bryne u largua i dëmtuar nga finalja e Ligës së Kampionëve luajtur në ‘Do DragAo’ të Portos të shtunën ndaj Çelsit (humbur 1-0).

Lojtari i skuadrës së Guardiolës, pësoi një përplasje më kundërshtarët në fushë e për pasojë doli nga fusha në dëshpërim si kurrë më parë. Jo vetëm Siti po humbëte por dhe hunda e De Bryne, pësoi një krisje jo të vogël. Ai u dërgua menjëherë pas ndeshjes në spital, pasi kishte pësuar frakturë në hundë.

Belgu shkroi në Twitter që ndihet mirë pas ndërhyrjes, megjithatë duke qenë se kanë mbetur më pak se dy javë deri te ‘Euro2020’, ai rrezikon seriozisht aktivizimin me Belgjikën në fazën e grupëve.

Kombëtarja e Martinez debuton kundër Rusisë më 12 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!