Balaj: Testi me skuadra si Polonia e Çekia…

Nga ‘Tropikal Resort’ i Durrësit aty ku kombëtarja e Shqipërisë po përgatit miqësoret me Uellsin në program në 5 qershor, dhe Republikën Çeke në 8 qershor, për mediat sportive u prononcuan futbollistët Bekim Balaj dhe Endri Çekiçi.

Balaj:

Rikthimi?

“Është kënaqesi sa herë që unë vesh fanellën e Kombëtares, sa herë marr ftesën, emocioni besoj është i njëjtë sikur hera e parë që jam ftuar. Këto ndeshje janë miqësore por për ne kanë vlerësimin maksimal pasi kundërshtarët me të cilët luajmë janë të ngjashëm me ata që kemi në grup siç janë Polonia dhe Hungaria.

Gjëndja juaj?

“Ndihem mirë, nuk kam dëmtim. Jemi grumbulluar më herët të stërvitemi, që të jemi gati për këto dy sfida”.

Grupi?
“Grupi është konsoliduar, nuk është se ka pasur ndryshime të shumta. Kemi pasur dy ndeshje të lehta, që i kemi marrë pikët. Me Anglinë ishte një ndeshje që mendohej si e humbur, ashtu ndodhi. Mund të provonim më shumë, por nuk duhet të matim forcat me Anglinë. Sfidat e vërteta për ne janë ndeshjet e ardhshme dhe kundërshtarët tanë në grup”.

Fitorja me Portugalinë para Euro 2016?

“Ato janë pikë ekstra. Të marrësh rezultat pozitiv me Anglinë është favor i madh. E thashë, duhet të përmirësohemi dhe të shohim ndeshjet me rivalët direkt në grup. Duhet t’i marrim maksimumin këtij botërori. Jemi në lojë. Të bëjmë më të mirën me Hungarinë dhe Poloninë.

“Në futboll ka luhatje forme. Jam i gatshëm të luaj më shumë se dy sezone në kampionate të mira. Rikthimi në Superiore? Janë zëra, të gjithë kanë të drejtë të flasin. Nuk e kam në planet e mia të kthehem në Shqipëri për momentin”.

“Polonia nuk është si Portugali, mund të krahasohet me Anglinë e grupit tonë. Do luajmë, janë kundërshtarë që përballohen, do paraqitemi mirë, por në fund janë pikët ato që vlejnë më shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!