Çekiçi: Jam gati të bind Rejën

Pogradecari Endri Çekiçi, mesfushori i Ankaruguçu në kampionatin turk, ishte së bashku me Bekim Balajin si përzgjedhur sot për të folur para mediave sportive në Durrës.

Çekiçi:

Sezoni ka ndihmuar?

“Padyshim që më ka ndihmuar ky sezon i parë në kampionatin turk, pasi është më i fortë nga të tjerët që kam luajtur më parë. Besoj se akoma më shumë më ka ndihmuar të rritem në aspektin personal”.

Pozicioni?

“Gjatë gjithë sezonit kam luajtur mesfushor qendre. Në treshen e mesfushës e gjej veten mjaft mirë edhe te kombëtarja. Synimi im është që të bind trajnerin Reja. Kur të më jepet mundësia do bëj maksimumin t’ia arrij. Edhe kur kam folur me trajnerin, ma ka shpjeguar ku do që unë të luaj. Shpresoj ta ndihmoj ekipin në fushën e lojës”.

Notë për Shqipërinë?

“Ishin ndeshje me dy fytyra, por i kemi marrë 6 pikët. Notën duhet ta japim pas dy ndeshjeve me kundërshtarët direkt .Edhe te Uellsi e Çekia vijnë nga një sezon i gjatë. Janë në një nivel me Hungarinë dhe Poloninë dhe ne duhet të mendojmë të rritemi dhe të jemi gati për ato dy ndeshje.

Ne nuk nënvlerësojmë asnjë rival, as San Marinon dhe Andorrën. Do japim maksimumin në ato duele”.I kam shfrytëzuar mirë goditjet e dënimit me klube dhe shpresoj që ta bëj të njëjtën gjë edhe në kombëtare.

E ardhmja?

Ndihem mirë në Turqi, është kohë merkatoje dhe nuk e dihet futbollit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!