Prishtina lart titullin, Daku ‘Këpucën e Artë’

Prishtina shpallet kampione e edicionit 2020/2021. Drita ka siguruar daljen në Conference League, Besa e Arbëria bien në Ligën e Parë, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë qëndrimin në IPKO mes’Play Out’-it.

U mund nga Ballkani 2-5 (Mirlind Daku 2 gola për 31 total) në ditën e festës por Prishtina nuk diti të ndalej në festën e titullit kampion.

Shkon mirë Drita e cila arriti që të marrë një fitore në shtëpi kundër Arbërisë duke siguruar një vend në Kupat e Europës sezonin tjetër.

Ndërkaq, Trepça kaloi 2-1 në shtëpi Drenicën duke ja dalë të mbijetojë mes më të mirëve dhe për një sezon, ndërsa Llapi dhe Feronikeli nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

Besa e rrëzuar prej javësh, mundi 1-0 në shtëpi Gjilanin duke përshëndetur me tri pikë IPKO-n. Gjilani jashtë europe.

Rezultatet dhe renditja përfundimtare.

Java e 36:

Prishtina-Ballkani 2-5

Drita-Arbëria 2-0

Besa-Gjilani 1-0

Trepça-Drenica 2-1

Llapi-Feronikeli 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!