Koreja e Veriut heq dorë nga futbolli…

Disa media të Koresë së Jugut pas tërheqjes së KV nga Olimpiada e Tokios, kishin parashikuar që kjo zgjedhje do të përsëritej edhe për Kupën e Botës.

Kombëtarja e Koresë së Veriut në futboll,tërhiqet nga pjesëmarrja nga kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” dhe nga Kupa e Azisë që do mbahet në Kinë me 2023.

Koreja e Veriut, në fakt, është tërhequr zyrtarisht nga Lojërat Olimpike të Tokios, duke deklaruar pikërisht arsyen e pandemisë si shkak për hapa prapa. Disa media të Koresë së Jugut kishin parashikuar që kjo zgjedhje do të përsëritej edhe për Kupën e Botës.

Lajmin e bëri të ditur Konfederata Aziatike e Futbollit.

Konfederata Aziatike e Futbollit njofton që tani organet e FIFA-së e kanë në dorë rastin ku do të shpalosen më tej detaje të tjera. Kujtojmë që Koreja e Veriut ishte në grup me Turkmenistanin, Libanin dhe Sri Lankën.

Mediat vendase raportojnë se kjo mund të ketë ardhur për shkak të frikës nga pandemia që gjithësesi nuk është konfirmuar nga autoritetet vendim marrëse.

Një vit më parë për të mbrojtur vendin komunist nga virusi COVID-19, Koreja e Veriut, mbylli të gjitha shtigjet me pjesën tjetër të botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!