Sporting gati për festë, titulli pas dy dekadave…

Pritja merr fund. Pas 19 vitesh, Sporting Lisbonë, gati të ngjitet në fronin e madh të fituesit të titullit kampion në Portugali.

Dy javë nga fundi skuadra e madhe protugeze, duhet të fitojë sonte kundër Boavistës së Portos, planifikuar në 21:30.

Sporting, kryeson kampionatin luzitan me 79 pikë dhe nëse mund kushurinjtë e Portos ndjekëse, teksa ‘Dragonjtë’ janë të dytët me 74 pikë, do të lauroheshin si kampionët e rinj në mënyrë automatike.

Padyshim që ka një pritje të madhe të tifozëve, të cilët kanë mbushur hapësirat pranë impiantit ‘José Alvalade’ në Lisbonë në pritje të ardhjes së ekipit të Ruben Amorim. Me gjasë sonte në mbrëmje, do zbresin nga froni si Benfika ashtu dhe Porto. Superfuqitë portugeze,diktuesit e pamëshirshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!