Milan turpëron Juven në Torino, Real për “VAR” dhe PSG që ngec kur nuk duhet

Juventus- Milan 0-3 dhe Real Madrid- Sevilja 2-2. Ndeshjet e mëdha të mbrëmjes me sens triumfi të skuadrave mike. Edhe në Francë në Ligë 1 Renës ndal PSG-në 1-1 mes tensionit.

Në Seria A, Milan dërrmon Juven dhe vetë trajnerin bardhezi Andrea Pirlo. Kuqezinjtë të përcjellë nga rreth 1500 ultras gjatë paradites së sotme, shënojnë tri herë dhe ngjitën në zonën Champions.

Ka “gallatë” në ndeshjen Real- Sevilja. Shifrat 1-1 dhe një sulm i shpejtë i Realit pas një faul jo faul në zonën e bardhë. Benzema pengohet dhe gjyqtari jep penallti. Pritet konfirmimi i VAR që më pas anulon penalltinë e Realit dhe akordon një penallti të vonuar për Seviljen. Në fund shifrat vijnë e mbyllën 2-2. Por imagjinoni një skenë të tillë VAR-i edicionin e ardhëshmëm në Superiore…

Ndeshjet:

Juventus- Milan 0-3

Real-Sevilje 2-2

Rënes- PSG 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!