Poçetino pret ‘dhurata’, PSG merr kreun

Pas pak (21:00) Lilë pret Nicë por fitorja e PSG-së ndaj Lens 2-1 por derisa të vijë fundi i këtij takimi, skuadra e Poçetinos ka marrë kreun e Ligë1.
Mauricio Poçetino, trajneri i PSG, komentoi fitoren e marrë ndaj Lens. Pati gjatë saj edhe komunikime e kundërshti nga distanca e drejtorit Leonardo. Poçetino flet pas ndeshjes: “Unë nuk i komentoj protestat e Leonardos për mungesën e mbrojtjes ndaj Nejmar. Unë vetëm komentoj gjërat në mënyrë rigoroze në fushë. Unë gjithmonë e kam bërë këtë dhe do të vazhdoj ta bëj kështu.
Në ndeshje mund të them se kemi luajtur mirë kundër një ekipi që luan shumë mirë. Unë e përgëzova trajnerin e tyre. Sidoqoftë, ne i meritojmë këto tre pikë, të djersitura, por për këtë arsye edhe më të bukura “.