Martini: Me Kukësin duam tri pikë ‘psikologjike’

Tekniku shkodran: ‘Uroj që ndeshjen e keqe me Tiranën ta kemi lënë pas’

Edi Martini, trajneri i Teutës, para ndeshjes me Kukësin në program nesër në 16.00 në ‘Elbasan Arena’ ka dalë para mediave dhe ka deklaruar:

“Është e vërtetë që ndoshta ishte ndeshja më e keqe në kampionat. Ishte edhe meritë e Tiranës, që bëri një lojë mjaft të mirë. Ne kemi treguar se kemi karakter, jemi një skuadër që kur jemi rrëzuar jemi ringritur shumë shpejt në këmbë. Kështu që ajo ndeshja ka ikur.

Unë kam besim para ndeshjes me Kukësin, që është shumë e rëndësishme për pikët. Rivali është ekip i mirë, ka lojtarë cilësorë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Gjithsesi ne jemi të përgatitur, kemi punuar edhe psikologjikisht. Dy ditë kohë kishim, nuk mund të bësh gjëra të mëdha.

Ne do bëjmë punën tonë, çdo gjë varet nga këmbët tona. E kam thënë edhe më parë që nuk na interesojnë rezultatet e rivalëve, janë shumë ndeshje në lojë. Duhet të shohim hapat tona.

Krasniqi në stol? Ka qenë çështje rotacioni. Kur ke ndeshje të ngjeshura duhet të bësh edhe rotacion, pasi lodhja është prezente. Të dy lojtarët, Gruda e Krasniqi, janë të rëndësishëm për ne.

Kukësi jashtë objektivave? Nuk e bën më të lehtë. Ata kanë treguar që janë ekip i mirë, pavarësisht humbjes së fundit 4-0 me Partizanin. Ata nuk kanë stres dhe presion, ndaj nuk e sheh favor këtë gjë.

Diferencën besoj se do e bëjë ana psikologjike. Mendoj se ai ekip që ka më tepër eksperiencë, ai ekip që ka më shumë karakter, ai ekip do dalë kampion.

Nuk e kam vënë re mungesën e qarkullimit të topit. Ne kemi mënyrën tonë të lojës. Normalisht ka edhe ditë të këqija dhe shpresoj që ndeshjen me Tiranën ta kemi lënë pas”,tha Martini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!