Bejl mbështet Realin: E dua ende skuadrën, fiton 0-3

Te Reali para se nesër të zhvillojë finalen ndaj Dortmund për Champions finale, flasin se kur do të prezantohet Kilian Mbape (me gjasë 14 qershor) dhe frenojnë largimin e Rodrigos te PSG.
Mirpo vetëm pak orë para finales Dortmund- Real (nesër 21:00 në Londër) te Los Blancos një suport i madh i 14 herë kampionëve të europës i vjen nga një ish.
Uellsiani Garet Bejl i cili luajti një rol jetik fitoren e 10 dhe 11-të të Ligës së kampionëve me Realin foli sot për The Guardian teksa deklaroi se zemra e tij është ende merenge:
“Kam qenë atje për një kohë të gjatë. Unë ende i shikoj ndeshjet e Realit dhe kërkoj rezultatet e tyre. Ende e dua skuadrën, ende i mbështes ata, ashtu si kur isha i ri, pres që Madridi të ngrejë trofeun nesër.”/Sportiim.al/