Perez dhe Anjeli, beteja për ‘Super League’ kontinentale

Formati i ri pritet të nisë në gusht, ideja me 20 klube europiane.

Tani bëhët serioze. 12 klube në Europë kanë rakorduar dhe janë gati të zyrtarizojnë kompeticionin më të ri në rang klubesh në kontinent, ‘Super League’.Është Florentino Perez kreu i Real Madrid inisiatori por dhe Andrea Anjeli homologu i Juves si kreu i ECA (Shoqata e Klubeve Europiane) për një kompeticion i ri Europian.

Bajern, Dortmund, PSG, nuk janë listuar paraprakisht, por nuk mungojnë emra si Real Madrid, Barcelona, At. Madrid, Mançester Junajtid, Siti, Liverpul, Çelsi, Totenhem, Arsenal, Juve, Inter, Milan.

Në fakt është menduar për 20 klube pjesëmarrëse, përfshirë 15 Klube Themeluese dhe një mekanizëm kualifikimi për 5 skuadra të tjera, të cilat do të zgjidhen çdo vit bazuar në rezultatet e arritura në sezonin e mëparshëm.

Pritet që Florentino Perez të jetë presidenti i ‘Europa Super League’ Andrea Anjeli ndihmës. Muaj më parë, kreu i Realit u ‘kap’ nga mediat teksa fluturoi drejt Torinos për tu takuar me Anjelin. Frytet e punës janë shumë pranë. Në kushtet kur UEFA me Ceferin në krye, ka hedhur poshtë versionin e ri që me gjasë mund të marrë emrin “Kupa Perez”.

“Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta sjellim atë në vendin e tij të duhur në botë. Futbolli është i vetmi sport me të vërtetë global me më shumë se katër miliard tifozë dhe përgjegjësia e ne klubeve të mëdha është t’u përgjigjemi dëshirave të tyre” – ka deklaruar Florentino Perez ndërsa kreu bardhezi Andrea Anjeli preçizon: “12 Klubet Themeluese kanë një bazë tifozësh që tejkalon një miliard njerëz në të gjithë botën dhe një rekord prej 99 trofesh në një nivel kontinental”.

Ndërkaq, JP Morgan, konfirmoi se do të financojë ‘Super League Evropiane’.
JPMorgan Chase, është një kompani shumëkombëshe e shërbimeve financiare dhe një nga 4 bankat më të mira amerikane. Vetë JPMorgan konfirmoi mbështetjen ekonomike për SuperLegaue.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!