Memelli: Jemi në lartësinë e duhur…

Trajneri i Skënderbeut Migen Memelli foli për mediat rreth duelit ndaj skuadrës së Teutës në program të dielën në 16:00 në Korçë. Ai bëri një rezyme të plotë situatës në pragsfidë dhe tha se skuadra e tij është e gatshme për një tjetër ndeshje të madhe pasi sipas tij, pikët janë thelbësore në këtë pikë të garës.

Memelli:

Është ndeshja e radhës, që ka rëndësinë e vet. Padiskutim që Teuta ka kualitete brenda dhe ka një skuadër me eksperiencë. Duke parë çfarë kemi bërë në javët e fundit, si skuadër dhe nga ana individuale, kam besim të jashtëzakonshëm se lojtarët do të bëjnë një ndeshje të mirë nesër. Do të futemi në lojë për të marrë maksimumin.

Nëse performanca do t’i përgjigjet takimit, nëse niveli i intensitetit dhe ana psikologjike do të jetë e duhura, ku unë insistoj që të rrimë tek ai nivel ku kemi qenë në ndeshjet e fundit, besoj që skuadra do të marrë maksimumin, që janë tre pikët. Është një ndeshje ku i ka të tre rezultatet brenda, por ne kërkojmë të marrim më të mirët.

Mungesat? Mungon vetëm Pusi, ka një kontraktim në pjesën e kofshës. Jemi në lartësinë e duhur, besoj që edhe nesër lojtarët do të bëjnë më të mirën. Kemi diskutuar me ekipin rreth asaj që bëmë në takimin e shkuar. Do të bëjmë edhe sot një bisedë, do të analizojmë gjërat pozitive dhe negative, sepse kështu përmirësohen lojtarët.

Më vjen mirë që ata janë koshientë dhe janë përmirësuar goxha gjatë gjithë këtyre javëve. Jam i lumtur për ta, sepse kam gjetur një skuadër me lojtarë cilësorë nga ana individuale. Ajo çfarë mungonte ishte pjesa e grupit, të cilën ata e kanë fituar tashmë.    
Euforia? Nuk më tremb, pasi i kërkoj çdo ditë lojtarëve që të qëndrojnë me këmbë në tokë. Skënderbeu është një klub që i distancon ata që kërkojnë të bëjnë atë çka kërkohet nga ana individuale. Ajo çfarë kërkohet në klub është të jepet maksimumi për skuadrën dhe fanellën’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!