Brdariç: Fetsa përfundoi, të mundim Apoloninë

Brdariç tha sot në konferencë për shtyp, se Vllaznia e tij po kalon një moment mjaft të mirë dhe se kalimi në finale, duhet t’ja lëshojë vendin ndeshjeve të kampionatit.

Para transfertës fierake teksa nesër luhet Apolonia- Vllaznia, kroato- gjermani thotë se skuadra është përgatitur dhe se udhëton drejt Fierit për të marrë tri pikë.

Brdariç:

Post kualifikimi për në finale…

“Mirëmengjes. Ne festuam ashtu siç e meritonte takimi pasi ishte një ndeshje e madhe. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme ku përformuam shumë mirë por tani e kemi mbyllur atë kapitull. Jemi balancuar dhe jemi fokusuar totalisht te ndeshja e radhës’

Luani me Apoloninë e fundit…

Po. Ne e njohim situatën e kundërshtarit megjithatë ne do të shkojmë për të marrë pikët maksimale duke patur përqëndrimin e duhur që kërkon kjo ndeshje.

Jemi përgatitur shumë për këtë takim, ashtu si dhe për ndeshejt e mëparëshme dhe do mundohemi të bëjmë një performancë si ajo e mëparshmja dhe të marrim pikë ndaj Apolonisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!