Rekorde në Turqi, Kulusiç dy autogolë

I fundit që shënoi dy autogolë në Superligën turke ishte Zhoao Periera në 2017-ën në Trabzonspor-Ankaraspor 4-3

Një ndeshje e çuditëshme por dhe me një rekord të veçantë në Turqi. Pasditen e sotme Beshiktashi kryesues u ndal 2-2 nga Ankaraguçu.

Ante Kulusiç mbrojtësi 34 vjeçar i formacionit mik shënoi dy autogolë duke vendosur një rekord origjinal për skuadrën e tij.

Por çuditë nuk ndalën këtu pasi në këtë takim u akorduan tre penallti. Në skuadrën e Ankaraguçusë aktivizohet pogradecari Endri Çekiçi si dhe kosovari i lindur në Zvicër Idriz Voca.

Ndërkaq po sot skuadra e Sokol Cikalleshit, Koniaspor, barazoi 0-0 në shtëpi me Kajserispor. kavajasi kuqezi ishte në fushë për 71 minuta ndërsa Zymer Bytyqi për 84′.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!