Everton barazim me Totenhem, Lilë ‘flak’…kryesimin

Kejn shënon dy gola dhe del duke çaluar nga fusha në sy të teknikut të Anglisë, Sauthgejt.
Everton-Totenhem 2-2, Lajpcig- Hofenheim 0-0 dhe Lilë-Montpelje 1-1 ishin ndeshjet e vetme të ditës në kampionatet kryesore të Europës.
Në Premier, vendasit e Ançelotit shënuan dy gola me islandezin Sigurdson ndërsa në kahun tjetër Herri Kejn po ashtu realizon dopietë. Pas javës së 32-të Totenhem i 7 ti, Everton i 8 një ndeshje më pak. Java luhet nesër me dy takime të tjera.
Në Bundesligë duket se barazimi i Lajpcig 5 javë nga fundi ka legjitimuar titullin e radhës kampion për Bajernin me një sfidë më pak e 4 pikë përpara.
Hap fals edhe për Lilë kryesuese në Ligë 1. Ndalesa me Montpelje në shtëpi, ka hapur çështjen titull. Tani diferenca me PSG-në mund të reduktohet në një pikë.