Kukësi merr fonde për stadiumin…

sportiim2

Kukësi merr fonde për stadiumin…

Që Kukësi po kalon situatën më të keqe sportive qëkur u ngjit në Kategorinë Superiore kjo duket nga pozicioni aktual në renditje. Megjithatë strategjia figuron ndryshe në infrastrukturë pasi hapat janë konkretë. Kështu pasi e rikonstruktoi pak vite më parë ‘Zeqir Ymeri’-n, impianti po ribëhët nga e para pas një bashkëpunimi mes qeverisë dhe FSHF-së.

Së fundi është rritur intensifikimi i punëve dhe stadiumi me pamje të re duket se do të përfundojë shpejt.

Kjo pasi në mbledhjen e djeshme të qeverisë Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin prej 293 milionë lekë për ndërtimin e stadiumit në Kukës.

VENDIMI :

Financimin e projektit “rikonstruksioni i stadiumit të futbollit “Zeqir Ymeri”, Kukës”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 2, dhe 31, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Financimin, në masën 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekë, nga fondet e buxhetit të shtetit, për përfundimin e projektit “Rikonstruksioni i stadiumit të futbollit “Zeqir Ymeri”, Kukës”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

?>