Pas Bilbaos edhe Roma rrezikon të fshihet nga lista

Pas Bilbaos edhe Roma është në rrezik të mos përzgjidhet nga UEFA si vend organizator i ndeshjeve të ‘Euro 2020’. E njëjta histori, nuk sigurohet lejimi i publikut në shkallë.

Për ti paraprirë situatës presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina i ka dërguar një letër personale Kryeministrit italian, Mario Gragi në të cilën jo vetëm e njeh me situatën dhe direktivat e UEFA-s por i kërkon të marrë masa që ‘Olimpico’ të mos hiqet nga lista e impiantëve mikpritës.

Në letër, kreu i FIGC sqaron që Roma duhet të sigurojë që të paktën 25% të kapacitetit të stadiumit, normë e kërkuar nga UEFA për praninë e publikut.

Për tu parë reagimi i Gjermanisë lidhur me ‘Allianz Arena’ të Mynihut. Afatet e pëgjigjëve janë në limite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!