Ju sjell prej 5 vitëve medalje, Calja ngre zërin…

Një medalje argjendi në shtytje dhe një bronzi në dygarësh. Briken Calja ngjiti në majë edhe këtë radhë Shqipërinë e shtangës. Ishte shumë pranë një tjetër medaljeje por.. në fund i kënaqur.

Ai arriti të ngrejë në provën e parë, 152 kilogramë në stilin e shkëputjes, por më pas gaboi dy herë për 157 kilogramë, duke u renditur i katërti në këtë stil, me të njëjtin rezultat me peshëngritësin bullgar, por ky i fundit ishte 100 gramë më i lehtë në peshën trupore.

Pas suksesit Calja shkruan në rrjete:

Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat me medalje dhe arritëm një sukses të merituar. Për vitin e 5-të rresht vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje-ngritjeve. Vazhdimësia është gjëja kryesore për një sportist dhe për këtë emri im do të mbahet mend gjatë.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështjetjen! Do të vazhdojmë përpara me punë të palodhur drejt objektivave të radhës. Sukseset më të mëdha do të jenë ato të radhës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!