Reja: Nuk bëj eksperimente, luaj me më të mirët

“Çështja Kamberi? Nuk janë të vërteta, më vjen keq, është e turpshme”

Edi Reja, tekniku kuqezi, së bashku me kapitenin Elseid Hysaj (deklaruar nga tekniku në konferencë) dolën para mediave në San Marino për të dhënë përgjigje gazetarëve sportivë lidhur me San Marino- Shqipëri në program nesër në 20:45.

E nisi me një replikë për gazetarët lidhur me ‘çështjen Kamberi’, shpjegoi mudulet për nesër dhe tha se në portë do jetë Strakosha. Në ndonjë rast i futi edhe ndonjë përgjigje duke qeshur. Nuk bindi askënd kur tha se San Marino është përfaqësuese sikurse Andorra.

Reja

“Nuk është absolutisht e vërtetë ajo që thuhet për Kamberin. Më vjen keq që ndodh, është e turpshme. Nuk ka një çështje Kamberi. Ai ka bërë ekon dhe nuk dukej gjë, por ai ka thënë se ka dhimbje gjithë kohës. E futa në nxehje para Anglisë dhe tha që ka dhimbje dhe e lamë jashtë.

Lojtari është me ne, e keni parë edhe këtu në San Marino. Më vjen keq që krijohen situatë të pavërteta. Kam 28 lojtarët, luajmë çdo tre ditë. Kam mundësi zgjedhje, por do të luajnë ata që janë më në formë. Nëse ka lojtarë të dëmtuar nuk do të vë në siklet asnjë”.

Atmosfera pas Anglisë?

“Atmosfera pas humbjes gjithmonë është njëlloj. Luajtëm mirë në mbrojtje ndaj një ekip si Anglia. Nuk dolëm në lojën tonë siç deshëm, për të kundërsulmuar. Nuk shfrytëzuam hapësirat. Anglia nuk gjuajti shumë në portë në 45 minuta. Ata kanë lojtarë të madhe dhe jemi të ndërgjegjshëm për shanset tona”

Kush luan nesër?

“Të gjithë i kanë mundësitë të luajnë. I kam parë pak në stërvitje. Do kem mundësinë t’i shoh sot lojtarët dhe nesër do të flas me doktorin dhe përgatitësin atletik, për të mësuar më shumë mbi formën. Kam 23 lojtarë dhe nuk do bëj eksperimente. Nesër luan Strakosha, jo Berisha. Janë dy portierë shumë të mirë dhe duhet të zgjedh njërin. Përpiqem edhe të bëj rotacion e t’i jap një mundësi. Sa i takon shiritit, kur është Berisha e mban ai shiritin. Ndryshe është Hysaj”.

“San Marino është ekip i organizuar, nuk është rival modest. Duhet pasur kujdes, ata punojmë mirë dhe janë të organizuar në sulm. Mund të jenë të rrezikshëm edhe në sulm. Kemi shumë zgjedhje dhe do të luajnë ata që janë në formë. Moduli caktohet nga lojtarët. Duhet ekuilibër në çdo fazë të lojës, shpresoj të bëjmë diçka më shumë në sulm”.

Cili nga sulmuesit të bind më shumë?

“Kam katër lojtarë për sulmin dhe duhet të zgjedh lojtarët më në formë. Nuk flas dot me siguri kush do luajë nesër. Edhe lojtarët që futen nga stoli janë shumë të rëndësishëm, madje ndonjëherë edhe më shumë se ata që e nisin si titullarë”.

“Gjimshiti, sikurse edhe te Atalanta, luan edhe te ne. Ai luan në qendër dhe nuk ka shumë hapësira për të marrë pjesë në aksionet sulmuese. Te Atalanta luan në krah. U kam kërkuar të shkojnë përpara, por kemi pasur pak ditë në dispozicion të stërvitemi. Është ndryshe nga klubet.

Ka shumë raste kur shkojmë në zonë me 4-5 lojtarë, jo nga goditjet standarde. Ai mund të na ndihmojë edhe në fazën sulmuese. Dëgjoj të thuhet se është ekip i lehtë San Marino. Nuk ka skuadra të lehta, të përgatitura. E patë çfarë ndodhi në Andorra dhe ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë”.
“Kualifikimi?

“Jemi në një grup të fortë, me rivalë të vështirë. Gjithsesi kemi treguar se jemi rritur dhe duhet treguar me Hungarinë dhe Poloninë. Është eksperiencë e rëndësishme që mund të na tregojë se ku mund të arrijmë në të ardhmen”.

Pas Atalantës, Napolit dhe skuadrave të tjera pse zgjodhët Shqipërinë?

“Pas 35 vitëve në drejtim të klubëve vendosa të marr drejtimin e një kombëtarjeje. Kjo pasi në klub ka intensitet ndërsa në Kombëtare, edhe mund të arrish të relakhoesh me ndonjë ditë më shumë pushim. Keni parë Prandelin te Fiorentina. Në Shqipëri pasi ata e duan vendin tonë, janë fqinjët tanë dhe flasin shumica italisht.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!