Shqipëria kryen seancën zyrtare…

Kombëtarja shqiptare sipas rapotimëve që vijnë nga FSHF, ka zhvilluar pasditen e të martës seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me San Marinon, që luhet të mërkurën mbrëma duke filluar nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Stafi teknik me në krye trajnerin Edoardo Reja zhvilluan një seancë me intensitet të plotë në stadiumin e San Marino, ku edhe do të luhet sfida. Tekniku nuk kishte në dispozicion sulmuesin Florian Kamberi, i cili e ndoqi seancën nga tribuna, ndërsa probleme fizike ka pasur edhe mbrojtësi Ardian Ismajli.

Ky i fundit zhvilloi vetëm stërvitje të diferencuar nga grupi dhe është në dyshim për ndeshjen me San Marinon. Pozitive duket edhe situata e Odise Roshit me mesfushorin që zhvilloi stërvitje normalisht dhe nuk pati probleme fizike.

Sa i përket Nedim Bajramit akoma nuk ka ardhur leja nga FIFA dhe ai nuk do të mund të debutojë as në ndeshjen me San Marinon.FSHF

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!