Kosova në Spanjë/ Ademi: Pa himn, braktisim ndeshjen

Në foton shoqëruese (poshtë) teksa shihet skuadra Dardane në seancë, duket flamuri i Kosovës në sfond.

Kosova do të luajë nesër ndaj Spanjës në Sevilje për kualifikueset e ‘Katar 2022’, Grupi B. Në vigjilje të kësaj ndeshjeje, ka patur shumë deklarata dhe situata aspak miqësore nga shteti iberik i cili vijon të mos e njohë Kosovën shtet.Kjo ka bërë që të ‘luhet’ paraprakisht me “nervat” e ndërsjellta.

Megjithatë kanë qënë drejtuesit e FIFA-s ata që kanë paralajmëruar spanjollët se parimet thelbësore të organizatorit të eventit në këtë rast FIFA nuk mund të anashkalohen.

Por edhe pse Federata e Spanjës ka pranuar të zbatojë protokollin konformë rregullave, teksa në impiantin ku do luhet takimi janë vendosur që sot flamujt e Spanjës, FIFA-s dhe të Kosovës, sërish provokimet janë prezente.

I pyetur më herët për një devijim eventual protokollar nga Spanja si organizatore e ndeshjes, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka deklaruar:

Nese nuk intonohet himni i Kosovës, ne vetëm i përshendesim gazetarët tanë dhe referët dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të zhvillohet ndeshja”.

Spanjë-Kosovë, zhvillohet nesër (31 mars) në stadiumin Olimpik të Seviljes duke nisur nga ora 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!