Ndaj Anglisë/ Shqipëri ‘atletike’, Reja përmbys kartat

Shqipëria kundër Anglisë, pritet të ndryshojë totalisht. Në fakt e ka deklaruar vetë trajneri Reja në konferencat për shtyp kur ka theksuar me forcë se në tri takime do të përdorë shumë lojtarë.

Kështu me Anglinë përballë, ‘plakushi’ pretendon tjetër qasje. Në themel duket se atij i bëjnë punë futbollistë të shpejtë. Jashtë klasikes.

Në portë pritet të jetë sërish Etrit Berisha, më pas mbrojtja pritet të përbëhet nga Doka në të djathtë, në qendër Ismajli, Gjimshiti, Veseli dhe në të majtë Hysaj. Mesfusha i beshohet Bares, Uzunit, Laçit, Kamberit dhe në sulm i vetëm pritet të jetë Armando Broja.

Me gjasë, autori i golit ndaj Andorrës Ermir Lenjani, por dhe Memushaj, Cikalleshi, Gjasula dhe Manaj duke shtuar këtu dhe Kumbullën e Roshin të dëmtuar, nuk do mund të nisin nga minuta e parë.

Formacioni i mundëshëm:

Shqipëria: Berisha, Doka, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Bare, Uzuni, Laçi, Kamberi,Broja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!