Kumbulla kthehet në Itali, shqetëson gjuri

E deklaroi Edi Reja në konferencën për shtyp. Futbollisti i Shqipërisë Marash Kumbulla lë në mes kualifikueset e marsit dhe kthehet në Itali për një problem shqetësues në gju.

Zyra për shtyp e FSHF-së ka bërë njoftimin paraprak zyrtar.

“Futbollisti i Kombëtares, Marash Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë në dy ndeshjet e radhës ndaj Anglisë dhe San Marinos, të vlefshme për eliminatore e Botërorit “Katar 2022”.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi do të humbasë dy sfidat për shkak të një shqetësimi në gju, që do ta pengojë të jetë në fushë me përfaqësuesen shqiptare.

Lojtari iu nënshtrua të premten testeve mjekësore dhe pas konsultave me doktorët u vendos që Kumbulla të kthehet të dielën në Itali te klubi i tij AS Roma, për të vijuar me fazën e rikuperimit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!