Shpresat kuqezi dhe shpresa ‘Karrica’ mundin Tiranën

Testi: Shqipëria U21-Tirana 3-0 (Karrica 18′, 71′, Korça 59′)

Në ‘Selman Stërmasi’ të kryeqytetit, Shqipëria U21 e Alban Bushitbëri një tjetër prezantim dinjitoz sot teksa përballë kampionëve në fuqi të Tiranës ka fituar 3-0.

Ismajlgeci dhe Çelhaka, këtë radhë ishin ‘kundër’, ashtu sikundër edhe Ernest Muçi i cili pak javë më parë mbante veshur fanellën bardheblu përpara se të largohej te Legia Varshavë.

Bernard Karrica lojtari i strukturave të Dinamo Zagreb shënoi golin e parë për kuqezinjtë deri në 21 vjeç. Amet Korça një mbrojtës tipik realizoi me kokë pas një krosimi në zonë, kurse më pas Karrica realizoi edhe golin e tretë e të dytin personal pas një ngurimi të mbrojtjes bardheblu.

Shqipëria U21: Laroshi, Dragoshi, Salihu, Pëllumbi, Ismajlgeci, Çelhaka, Hetemi, Asllani, Muçi, Mehmetllari, Karrica: Tr: A. Bushi.

Tirana:Lika, Toshevski, Behiratçe, Najdovksi, Nuriu, Vrapi, Batha, Giamfi, Torasa, Halili,Seferi. Tr: O Shehi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!