Berisha: Anglia ka cilësi, motivimi ynë maksimal

Me gjasë ai do të jetë në kuadrat ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania Stadium”.

Kapiteni kuqezi Etrit Berisha shoqëroi sërish Rejën në konferenën për shtyp sot në ‘Tropikal Resort’ përpara se nesër Shqipëria të matet më Anglinë për kualifikueset e Botërorit të ardhëshëm për Gupin I.

Berisha:

“Anglia është jashtëzakonisht e fortë dhe janë të gjithë lojtarë që kanë potencial për të krijuar shumë raste dhe fituar ndeshjet. Ne e dimë rëndësinë dhe cilësitë e tyre.

Do mundohemi të përgatitemi sa më mirë. Kumbulla është në rritje, por kemi edhe lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë atë punë shumë mirë, siç e kanë bërë edhe më parë, kështu që jam i sigurt se do bëjnë paraqitje të mirë.

Janë një nga ekipet më të mirë në botë, por nuk mendoj se kemi shumë presion. Është një ndeshje në vete, jo ndaj rivalëve direkt dhe ne do mundohemi t’ia bëjmë të vështirë dhe nëse marrim rezultat të mirë, fitojmë besim dhe na bëhet më lehtë udhëtimi ynë në këto eliminatore.

E dinim sa e vështirë ishte Andorra dhe ishte e rëndësishme të fitonim. Kur fiton më pas gjithçka është më e lehtë. Kombëtarja ka pasur kohë të gjatë që nuk ka luajtur me një ekip si Anglia, kështu ka shumë motivim. Kjo është ndeshje më vete dhe do bëjmë maksimumin dhe do jetë shumë motivuese për të marrë një rezultat pozitiv.

Të gjithë kanë kualitete dhe luajnë në ligat më të forta. Gabojmë nëse i shohim një nga një, duhet t’i shohim si grup. Kane dhe Sterling janë dy nga më të mirët dhe më të rrezikshmit për ta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!