Kosova me risi, të dielën starti i kualifikuesëve

Të dielën në 28 mars (20:45), Kosova nis fushatën kualifikuese në Grupin B të Botërorit në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Suedisë.

Në prag të ndeshjes me Suedinë për kualifikueset e Botërorit ‘Katar 2022’, Bernard Shaland trajneri i Kosovës, ka punuar sot me skuadrën përfaqësuese në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali.

Kosova pret të dielën skandinavët e Suedisë dhe për Dardanët kjo sfidë merr shumë përparësi për vetë faktin se përkon me duelin e parë në GrupinB.

FFK ka shkruar në zyrtare:

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”. Dardanët kanë zbritur të premten në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali për stërvitjen e radhës’- shkruan FFK.

Ndërkaq, Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vizituar sot ekipin Kombëtar të Kosovës në hotel “Emerald”. Kryeministri i sapozgjedhur Albin Kurti takoi futbollistët dhe trajnerin Shaland ndërsa më pas ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e FFK-së Agim Ademi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!