Kombëtarja para Anglisë, në ‘Tropikal’ ka gjallëri

Mbrëmë fituan duke mos bindur askënd (0-1) ndërsa sot pas kthimit me çarter nga Andorra, kuqezinjtë e Edi Rejas, pasi mbërritën në ‘Topikal Resort’ në Durrës u ushtruan për disa minuta.

Në këtë kontakt të parë me terrenin, u pa një seancë e karakterit shkrythës në bërthamë të së cilës ishte ruajtja e futbollistëve nga ndonjë dëmtim eventual.

Të dielën Shqipëria luan ndaj Anglisë sfidën e dytë kualifikuese në ‘Air Albania Stadium’ duke nisur nga ora 18:00.

Ndërkaq nesër dita ecën me axhendë më të ngjeshur ndërsa në program janë dhe testet e të gjithë futbollistëve dhe stafëve për analizat ndaj COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!