Devolli ikën nga Drenica, sot dy sfida…

Dukagjini realizoi surprizën të mërkurën teksa mundi Drenicën minimalisht 1-0, ndërsa Prishtina fitoi në penallti ndaj Feronikelit. Por sot janë dhe dy takime të tjera në program për Kupën e Kosovës.

Eleminimi i Drenicës por dhe ecuria e dobët në kampionat, ka bërë që Bledar Devolli të kërkojë dorëheqjen si trajner i skuadrës. Ajo është pranuar nga krerët e klubit.

Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.

Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.”, shkruan klubi Drenica.

Ndeshjet sot, Kupa e Kosovës:

13:00

Istogu- A&N

Trepça 89′- Llapi

Njoftimi i klubit të Drenicës:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!