Sejdini rizgjidhet president i FFM

Muamed Sejdini është rizgjedhur sot president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut për 4 vitet e ardhëshme.

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ndërsa morën pjesë 52 delegatë nga 53 në total votuan sot në unison njeriun që drejtoi Federatën maqedonase në një vit historik.Për herë të parë Maqedonia e Veriut, pjesëmarrëse në finalet e një Europiani.

Sejdini u votua nga të gjithë delegatët. Një kryeveper shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Ndërkaq, Zoran Lakoviç, i deleguari nga UEFA mbajti fjalimin e tij para të pranishmëve ndërsa përmes një videoje rizgjedhjen e Muamed Sejdinit e ka uruar edhe presidenti i FIFA-së, Xhani Infantino. Sejdini nisi aventurën në krye të FFM-së në 2019-ën.

Fjalimi i Muamed Sejdinit:

Është nder dhe privilegj i madh për të qenë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Mbështetja juaj me detyron të vazhdojë që të jap më të mirën për zhvillimin e futbollit në vend.

E falenderoj presidentin e FIFA-s Xhani Infantinon për fjalët e mira dhe përkrahjen e tij. Kjo një punë e madhe për ne dhe do të përpiqemi të jemi në hap me trendet e futbollit botëror që ju i aplikoni.

E falenderoj UEFA-në për bashkëpunimin e shkëlqyer. Jemi të lumtur që kemi një partner të shkëlqyeshëm si UEFA të udhëhequr nga miku ynë, Aleksandar Ceferin.

Viti 2020 do të mbahet mend me suksesin tonë më të madh dhe kualifikimin tonë për herë të parë në Kampionatin Europian. Ne e kemi konfirmuar se kur punojmë me ndershmëri dhe të motivuar, rezultatet nuk mungojnë.

Ne do të vazhdojmë në atë drejtim edhe në periudhën në vijim. Përfaqësueses më të mirë i kemi siguruar kushtet më të mira për punë dhe mendoj se nuk ka motiv më të madh për ata se sa të luajnë në Kampionatin Europian. Unë i uroj shumë suksese në Bukuresht dhe Amsterdam dhe dashtë Zoti që të gëzohemi sërish në suksese të mëdha.

Mbështetje, teknike, financiare dhe logjistike, si deri më tani do tu jepet edhe përfaqësueseve të tjera të Maqedonisë. Kjo është baza e reprezentuesve dhe ne do të vazhdojmë në përmirësimin e përfaqësueseve të reja dhe Akademinë e FFM-së.

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjithmonë do ta ndihmojë bazën e saj. Dhe, Lidhjet Komunale të Futbollit janë një pjesë integrale e familjes sonë. Unë ju ftoj të bisedoni, të luftoni, të punojmë së bashku.

Unë i ftoj dhe i inkurajoj të gjitha klubet nga ligat e Maqedonisë. Bëhuni aktiv në organizimin e garave. Si deri më tani, gjithmonë do ta keni mbështetjen time dhe të federatës për të formuar Shoqatë për organizimin e ndeshjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!