Munishi merr Gjilanin

Kontratë 18 mujore si trajner për ish futbollistin e Besës dhe Laçit në Kategorinë Superiore.

Bylbyl Sokoli jep dorëheqjen nga Gjilani. Ishte vetë klubi që ka bërë publik lajmin pas një komunikate në rrjete. Në fakt Sokoli një emër i njohur i trajningut në Kosovë, ia bashkua Gjilanit fill pasi Gentian Mezani deklaroi se nuk do kthehej më te skuadra gjilnanase. Ishin ditët e fundit të dhjetorit 2020.

Ndërkaq, Gjilani ka gjetur teknikun e ri. Presidenti i skuadës së Gjilanit Florim Zuka i fiksuar në një takim me Ismet Munishin në ‘blic’, ka postuar në rrjete lajmin që trajneri i ri i skuadrës do të jetë pikërisht ish trajneri i Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!