Mungesat, Teuta në alarm para Kastriotit

Teuta në alarm prej mungesave. Pas Kastriotit në program nesër, të mërkurën pret Kukësin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë e cila luhet me një takim.

Teuta në 16:00 në “Niko Dovana” do ketë përballë Kastriotin e krujës në një duel mjaft delikat. Skuadra e Edi Martinit vjen pas atij barazimi në Ballsh por me zhvilimet e fundit në krye të renditjes, durrsakët kanë vetë në duar fatin e vendit të parë.

Gjithësesi, misioni do të jetë shumë i vështirë për shkak të mungesave në grupin e ‘Djemëve të Detit’.

Renato Arapi, Blagoja Todorovski dhe Albano Aleksi kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në dispozicion të stafit teknik. Por me probleme fizike duken Blerim Krasniqi e Ildi Gruda dhe aktivizimi i tyre kondicionohet nga faktori kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!