Drita triumfon në derbi, Daku tre gola…

Po kthehet në ‘virale’ Këto dy edicione të fundit derbi i Gjilnait po flet në favor të Dritës e cila edhe sot ka triumfuar në shifrat 2-0. Tri pikët e mbajnë formacionin e Nuhiut në krye të Ipko-s (IPKO) por nga ana tjetër evidenton krizën e stërzgjatur te ish ekipi i Gentian Mezanit. Namani me penallti dhe Limani, autorët e golave.

Drita triumfon 2-0 në derbin e Anamoravës, kurse Ballkani ndjekës merr tre pikë të arta me goleadë në transfertë me Arbërinë dhe nuk u ndahet kryesuesve të Ipko Superliga e Kosovës.

Ndërkaq Mirlind Daku, kryegolashënuesi i Superligës kosovare disi i harruar javët e fundit, ka realizuar tre gola në fitoren tenistike të Ballkanit ndaj Arbërisë. Nazmi Gripshi gjeti një tjetër gol me ekipin që drejtohet nga Blendi Shkëmbi.

Java 24, Ipko:

Drita- Gjilani 2-0

Arbëria- Ballkani 2-6



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!