Duka përuron godinat e ndërtuara nga FSHF në Bubq

Sipas axhendës, njoftuar nga sektori mediatik i FSHF sot kuarteti presidencial i futbollit të Shqipërisë, Italisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, u spostuan nga ambientet e FSHF-së në drejtim të Bubqit në Fushë-Krujë. Aty ku shtëpia e Futbollit shqiptar, vendosi të ndërtojë tre shtëpi.

Me kontribute dhe bashkëpunim edhe me FFK dhe FFM por dhe lojtarë të kombëtares kuqezi.

Kështu, Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i shoqëruar nga presidentët e Federatave të Italisë Gabriele Gravina,i Kosovës Agim Ademi dhe ai i Maqedonisë së Veriut Muamed Sejdini, asistuan në përurimin e një shtëpie. Nga Bubqi Duka tha:

Ky ka qenë një gjest simbolik i futbollit shqiptar dhe atij evropian për të ndihmuar dhe për të qenë pranë të dëmtuarve nga tërmeti. Ka qenë për të treguar solidaritetin tonë, uroj ta gëzoni shtëpinë dhe të keni një jetë sa më të mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!