‘Maracana’ gati të emërtohet ‘Pele’


Legjislatura e shtetit e Rio de Zhaneiros votoi të martën për të ndryshuar emrin e tij zyrtar në stadiumin ‘Edson Arantes do Nascimento’, Rei Pele.

Napoli menjëherë pas vdekjes së Maradonës, 25 nëntorin e kaluar, ndërmori hapat ligjorë dhe brenda një kohe të shkurtër kaloi emërtimin e stadiumit nga ‘San Paolo’ në ‘Diego Armando Maradona’.

Kjo nismë e vendorëve italianë, duket se ka shtyrë drejtuesit e qytetit të Rios në Brazil për të përjetësuar emrin e Pele në impiantin më të madh, mitikun Maracana. Një vendim që vetë ‘Mbreti’ 80 vjeçar po e ndjek me respekt e kujdes.

Ky është postimi i Federtaës braziliane në rrjete:

Stadiumi Maracana do të ketë një emër të ri, pasi legjislatura e shtetit e Rio de Zhaneiro votoi të martën për të ndryshuar titullin e tij zyrtar në stadiumin ‘Edson Arantes do Nascimento’, Rei Pele.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!