Juve tri vite tre trajnerë, avazi i njëjtë…

sportiim2

● Në Itali, pasi kanë përjetuar eleminimin e Juves nga Porto, kanë nisur të analizojnë dështimin e zakonshëm të klubit të famshëm torinez duke kaluar fajin te merkato dhe vetë futbollistët.

Ndryshimi i 3 trajnerëve në 3 vite, nuk i dha rezultat ‘Zonjës së Vjetër’, në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Për të tretin vit radhazi, Juventus del jashtë Ligës së Kampionëve dhe këtë e bën ndaj skuadrave që në letër janë konsideruar inferiore me bardhezinjtë.

Pas dështimit të Alegrit ndaj Ajaksit dhe Sarrit kundër Lion, kësaj radhe radha për të zhgënjyer pritshmëritë, i takoi Pirlos. Ndaj një skuadëre si Porto, Juventus në epërsi numerike, nuk ia doli të kualifikohej duke u eleminuar të mërkurën në mënyrë dramatike nga Champions.

Historia nuk ndryshon, duke demonstruar se problemi kryesor nuk është trajneri, por tregu i transferimeve në vitet e fundit dhe vetë ekipi. Një skuadër që nuk arrin kurrë të luajë një ndeshje në nivel ndërkombëtar dhe që shpesh, humb ndeshjen e parë.

?>