Pesë fitore radhazi, Prishtina e dyta

Prishtina me Zekereija Ramadanin në stol edhe sot ndaj Llapit nuk ka ka lënë vend për hamendëisme ndryshe. Bardheblutë kanë mposhtur në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0, ekipin e Llapit.

Disa rezultate radhazi pozitive dhe hapat fals të rivaëlve në krye kanë bërë që Prishtina ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit me 47 pikë, vetëm një pikë larg Ballkanit kryesues.

Ndërkohë, Gjilani vijon të mos gjëjë qetësi. Sot edhe pse udhëhoqi deri në fund ndaj Arbërisë, uk arriti të mbyllë me tri pikë. Gjilani me të tretin barazim në aq takime të fundit, renditet në vendin e katërt me 33 pikë duke u shkëputur ndjeshëm nga ekipet e kreut.

Java e 23-të mbyllet nesër me Feronikeli-Drita. Kampionët nga Gjilani nëse fitojnë me drenasit, marrin kreun me 50 pikë

Rezultate sot Ipko:

Prishtina-Llapi 2-0

Gjilani-Arbëria 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!