Ballkani rigjen kreun, Besa drejt inferiores

U luajtën sot dy takime në Ipko- Superligën e Kosovës. Për javën e 23-të, Ballkani nga Suhareka mundi skuadrën e Drenicës me rezultatin 2-1.

Një derbi shqiptarësh në pankinë aty ku Bledi Shkëmbi fitoi ndaj Bledar Devollit, në një ndeshje që përpos rezultatit teknik në favor të vendasëve, evidentoi edhe një gol të Jashanicës me kokë. Mbrojtësit me karrierë të pasur te Skënderbeu.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Trepça ’89 mori tri pikë ndaj Besës së Pejës e cila me shumë gjasë (7 pikë deri tani), do të rikthehet andej nga ka ardhur, në inferiore..

Ipko, java e 23:

Ballkani-Drenica 2-1
Besa-Trepça ’89 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!